Telenews

Presidenti i Internacionales Liberale, Paque: Kosova mundet ma mirë me PDK-në

Presidenti i Internacionales Liberale, Karl-Heinz Paque, ka shprehur mbështetjen për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Paque ka thënë se Kosova mund të bëjë më mirë me PDK-në në krye të Qeverisë.

“PDK ka ambicie dhe vizion për të udhëhequr. Nën lidershipin e saj aktual, PDK është një parti pro-evropiane me aspirata të mëdha për Kosovën.  Si anëtare e ardhshme e BE-së, në Internacionalen Liberale e dimë rëndësinë e BE-së në avancimin e lirive ekonomike dhe politike, për të ndihmuar vendet të zhvillohen dhe të realizojnë objektivat e tyre në vend. Dhe ne jemi krenarë që ta mbështesim Memli Krasniqin në këtë synim. Kosova mundet ma mirë me PDK-në, dhe ju uroj të gjithëve suksese në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka thënë ai.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar Presidentin e Internacionales Liberale për përkrahjen.

Të ngajshme

Kurti: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë ushtri moderne me standarde të NATO-s

KushtrimGuraj

Çitaku: Luftëtarët janë lënë krejt vetëm

KushtrimGuraj

Paralajmërohet sërish shtrenjtim i çmimit të rrymës, ZRRE njofton se shqyrtimi i tarifave fillon së shpejti

KushtrimGuraj