Telenews

Presidenti i Ukrainës viziton Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është vizita e tij e parë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, bën të ditur Downing Street, përcjell Telenews.al

Zelensky do të takohet me kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe do të mbajë fjalim në parlament.

Ai do të vizitojë trupat e vendit të tij duke u trajnuar nga forcat e armatosura britaneze së bashku me kryeministrin Sunak, i cili së fundi tha se vendi i tij do të zgjerojë trajnimin për pilotim të avionëve luftarakë dhe marinë dhe premtoi investim afatgjatë në ushtrinë e Ukrainës, shkruan CNN, përcjell Telenews.al

Kryeministri Sunak tha se vizita e Zelenskyt në Mbretërinë e Bashkuar është testament i guximit, vendosmërisë dhe luftës së shtetit të tij, dhe testament i miqësisë së paprishur mes dy vendeve.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Trump sërish thotë se e ndaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Donat Hashani

Nëndetësja bërthamore e SHBA-së zbarkon në Europë

Valjeta Turkaj

Rrëzohet një aeroplan në aeroportin në Londër

Valjeta Turkaj