Telenews

Presidentja Osmani i shkon mysafire vendit që e njohu i pari Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e ri të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se e kishte nderin të ishte përfaqësuesja e parë e popullit të Kosovës atje.
“Me Presidentin Chaves u pajtuam që t’i çojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale në lartësi të reja, duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme dhe rritjen e interaksionit ekonomik e tregtar”.
“Populli i Kosovës i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës që njohën pavarësinë tonë qysh në ditën e parë të shpalljes, më 17 shkurt, pikërisht kur Republika e Kosovës filloi kapitullin e saj të ri si një shtet i pavarur e sovran”.
“Presidentit Chaves i përcolla urimet më të mira në marrjen e përgjegjësive së detyrës së tij të re, udhëheqjes së popullit të Kosta Rikës drejt një të ardhmeje të begatë e të sigurt”,ka shkruar Osmani.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Kosta Rika është shteti i parë që e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj