Telenews

PRESIDENTJA OSMANI TREGON SE ÇFARË BISEDUAN ME BLINKENIN

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti gjatë ceremonisë së organizuar në nder të sekretares Madeleine Albright, patën mundësinë të takojnë sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani ka thënë se e falënderuan sekretarin Blinken për kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA në forcimin e shtetësisë së Kosovës.
“E falënderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cenohen sërish. Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të”, shkroi Osmani.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj