Telenews

PRISHTINA E FITON DERBIN NDAJ TREPÇËS NË HENDBOLL

Klubi i hendbollit, Prishtina ka shënuar fitore në derbin ndaj Trepçës.
“Kryeqytetasit” kanë fituar me rezultat 31-24 ndaj minatorëve, në ndeshjen e zhvilluar në Sallën e Sporteve në Prishtinë.
Te Prishtina u dallua Oltion Beshiri me tetë gola, Lulzim Shabani dhe Festim Mustafa me gjashtë gola.
Teksa te minatorët, Sali Maxhera me shtatë gola dhe Shpetim Mehmeti me gjashtë gola.
Prishtina pas fitores mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, pas 22 ndeshjeve, teksa Trepça në pozitën e katërt me 27 sosh.

Të ngajshme

Drita kampione e Kosovës

Blearta

Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës

Valjeta Turkaj

Bologna interesohet për Dion Gallapenin, mbrojtësin e Kosovës

KushtrimGuraj