Telenews

PRISHTINA FITON DERBIN E VJETËR NDAJ BASHKIMIT

Sigal Prishtina e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros 24 në basketbollin e Kosovës duke e mposhtur Bashkimin në kryeqytet.
Ekipi bardhekaltër triumfoi ndaj portokallinjëve nga Prizreni sonte me rezultatin final 93-74.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte tepër interesante me Bashkimin që fitoi çerekun e parë 16-24, derisa i dyti i takoi Prishtinës 29-19 dhe këta të fundit shkuan në pushimin mes pjesëve me avantazh të ngushtë 45-43.
Derisa në pjesën e dytë, Prishtina e fitoi ngushtë çerekun e tretë (20-19), dallimi kryesor u bë në periodën e fundit (28-12) me Prishtinën që arriti ti bëjë diferencat dhe e fitoi sfidën me plotë meritë.
Dy vëllezërit Lejson e Jetmir Zeqiri kishin nga 17 pikë, por njejtë realizoi edhe Muhamedali Janjeva e Henry Dugat me 15 dhe Kenny Brown me 11, ishin individët më të dalluar te Prishtina sonte.
Derisa te Bashkimi nuk mjaftuan assesi për fitore, John Florveus e Julien Lewis me nga 17 pikë secili.
Pas xhiros 24, Sigal Prishtina renditet e 5-ta me 36 pikë, 12 fitore e 12 humbje, ndërsa Bashkimi pozicionohet i parafundit me 33 pikë, 9 fitore e 15 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Sigal Prishtina e pret Golden Eagle Yllin e Bashkimi luan në shtëpi ndaj Rahovecit.

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu