Telenews

“Prishtina jem, faleminderit shumë”, tha Dua pasi e përfundoi performancën (VIDEO)

Dua Lipa edhe një herë e falënderoi “Prishtinën e saj” për dashurinë dhe mbështetjen sa ishte në skenën e Sunny Hill Festival, i cili nisi dje në Parkun e Gërmisë dhe do të vazhdojë deri më 7 gusht.

Këngëtarja me famë botërore elektrizoi publikun me hitet e saj.

Në faqen zyrtare të festivalit në Instagram, është publikuar momenti kur Dua e përfundon performancën dhe falënderon adhuruesit.

“Prishtinë jeme, faleminderit shumë”, tha ajo.

Sunny Hill vazhdon sonte me Mahmood dhe J Balvin, por edhe yje vendor që do të kujdesen të dhurojnë performanca të paharruara.

 

Të ngajshme

Edicioni i pestë jubilar i Gala Night Rame Lahaj & Friends, më 2 gusht në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Melinda Ademi rrëzikon jetën në mes të detit, kjo është arsyeja

KushtrimGuraj

Bardhi dhe Ronela Hajati lansojnë këngën e re “Mos nënshkruaj”

Erzana Fazliu