Telenews

PRISHTINA MPOSHTET NGA LEVSKI, POR ARRIN ”PLAY OFF”-IN E LIGËS BALLKANIKE

Sigal Prishtina është mposhtur sot edhe nga Levski në kuadër të fazës së dytë në Ligën Ballkanike të basketbollit.
Ekipi ynë kosovar pësoi nga bullgarët me shifrat e ngushta 77-69.
Prishtinasit e nisën keq duke e humbur çerekun e parë 15-11, derisa i dyti ju takoi 17-22 dhe shkuan në pushim me avantazhi minimal prej 32-33.
Në pjesën e dytë, dallimi kryesor u bë në çerekun e tretë me Levskin që e fitoi thellë këtë periodë 26-12 e në periudhën e fundit Prishtina u tregua më e mirë (19-24), por deficiti nga çereku i tretë ishte faktor kyç në humbjen e Prishtinës sot.
Jetmir Zeqiri me 19 pikë e Wendell Mitchell me 15 sosh, ishin dy individët e vetëm që realizuan pikë dyshifrore te Prishtina, derisa te Levski, Ventislav Petkov kishte 22 pikë e Ivica Radic 15 sosh.
Pas këtij rezultati, Levski e përfundon grupin me bilanc 4-2 dhe në pozitën e dytë, derisa Sigal Prishtina përfundoi e treta me bilanc 3-3, por të dyja skuadrat kalojnë në play-off.
Se kë do ta kenë kundërshtar në fazën e radhës këto dy ekipe, do të dihet pas ndeshjes së nesërme mes Ballkanit dhe TFT-së.

Të ngajshme

Ferizaj pretendon se futbollistët e Lirisë luajtën pa kontrata, bën ankesë për ta fituar ndeshjen me rezultat zyrtar

Donat Hashani

Kurti në stadiumin “Fadil Vokrri” duke parë futboll, shtyn takimin me Escobar’in dhe Lajçak’un

Flaka Ajeti

Plisat hedhin fishekzjarre në fushë (VIDEO)

Donat Hashani