Telenews

PRISHTINA MPOSHTET NGA SKUADRA IZRAELITE NË LIGËN BALLKANIKE

Skuadra e Sigal Prishtinës është mposhtur sonte nga ekipi izraelit në fazën e dytë të BIBL-së.
Kryeqytetasit nga Kosova kanë pësuar nga Galil Elioni me shifrat e përgjithshme 84-95.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte fatale për ekipin tonë kosovar që i humbi periodat një dhe dy goxha thellë (31-20, 21-13), derisa në pjesën e dytë u tentua rikthimi (23-21, 20-30), por ishte e pamundur dhe në fund vendasit i’u revanshuan prishtinasve për humbjen e para dy javëve në Kosovë.
Me lojë të mirë te Prishtina sonte u veçuan, Jan Palokaj me 22 pikë, Wendell Mitchell me 18 dhe Muhamedali Janjeva me 14 sosh.
Te Galil Elioni në fitore u dalluan, Nimrod Levi me 20 pikë e Chavaughn Lewis me 17 sosh.
Prishtina momentalisht ka 2 fitore dhe 1 humbje në fazën e dytë të BIBL-së, derisa në xhiron e radhës i shkon Levskit në Bullgari me 7 prill, apo thënë ndryshe pasnesër.

Të ngajshme

Prokuroria e Pejës kërkon 30 ditë paraburgim për Akil Gjakovën

Goli i Kimmich e çon Bayernin në gjysmëfinale

Reali në gjysmëfinale, eliminon City-n në penallti