Telenews

PRISHTINA SOT ME NDESHJEN PËRCAKTUESE PËR ”FINAL FOUR” NË LIGËN BALLKANIKE

Basketbolldashësit kosovarë sot përveç Ligës Unike, mund t’a ndjekin edhe duelin vendimtar të skuadrës së Prishtinës në Ligën Ballkanike.
Bardhekaltërit gjenden në Bullgari, ku do të ndeshen me Balkan Botevgradin në ndeshjen e cila përcakton se cila nga këto dy skuadra e siguron një vend në ”Final Four” të Ligës Ballkanike.
Në duelin e parë të zhvilluar javën e kaluar në Prishtinë, triumfoi ngushtë ekipi kosovar 85-83 e sot edhe me një humbje minimale (-1), Prishtina kalon tutje. Derisa në skenarët e tjerë nga -3 e tutje eliminohet.
Sfida fillon nga ora 18:00 me kohën tonë lokale dhe transmetohet direkt në YouTube. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Zvicra prezanton fanellat e reja, Xhaka personazhi kryesor

Hafize Elshani

“Nuk e konsideroj Kosovën, jam danez” – Futbollisti kosovar çuditë me deklaratën e fundit

Hafize Elshani

Puthja që tronditi Spanjën, Prokuroria kërkon kaq vite burg për Rubiales

Donat Hashani