Telenews

PRISHTINË: PËRMES TELEFONIT E NJOFTOI GRUAN SE DO TË KRYENTE VETËVRASJE

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin, duke thënë se gruaja e tij ka raportuar se burri i saj përmes telefonit i ka thënë se do ta vras veten.
“Fsh. Radashefc, Prishtinë, 13.04.2022 – NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj përmes telefonit i ka thënë se do ta vras veten. Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në fshatin e lartcekur ku kanë gjetur viktimën të vdekur dhe afër tij një armë dhe një gëzhojë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngajshme

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu

Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, 300 euro dënim dhe ndalim mjeti për shoferin në Ferizaj

Erzana Fazliu

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme

Donat Hashani