Një moment i jashtëzakonshëm ka ndodhur me të mbërritur kombëtarja e Kosovës në Zvicër.
Shumë bashkatdhetarë kishin dal për t’i uruar mirëseardhje atyre.
Ata u mirëpriten me këngën “Besa-Besë”.
Nesër me fillim nga ora 18:00, “Dardanët” do të përballen me Zvicrën.
Miqësorja do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund”.
E veçanta e kësaj miqësore është se edhe në anën e zviceranëve ka shumë lojtarë shqiptarë si: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e shumë të tjerë.
Madje mediumi zviceran “Blick” lojën e ka quajtur vëllazërore.
Fakti tjetër se shqiptarët nga Kosova një ndër komunitetet më të mëdhenj të Zvicrës, njofton Klankosova.tv.
Momentin kur kombëtarja e Kosovës pritet me brohoritje mund ta gjeni duke klikuar këtu