Telenews

Prizreni bëhet me një megaprojekt humanitar: Shoqata “Jetimat e Ballkanit” nis ndërtimin e kompleksit prej mbi 7,000 m²

Një lajm i rëndësishëm për qytetin e Prizrenit është bërë i ditur këtë të mërkurë nga humanisti i njohur Halil Kastrati.

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, për ndërtimin e një kompleksi të madh humanitar që do të shtrihet në një sipërfaqe prej mbi 7,000 metrash katrorë.

Ky projekt ambicioz, i cili synon të lehtësojë jetën e shumë qytetarëve, përfshin ndërtimin e:

  • Qendrës Ditore për të Moshuar
  • Kuzhinës Humanitare për familjet në nevojë
  • Bujtinës për studentët
  • Amfiteatrit për ngjarje kulturore
  • Selisë Qendrore të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

“Komuna e Prizrenit na ka dhënë parcelën në përdorim, dhe menjëherë pas përfundimit të procedurave për lejen ndërtimore, do të fillojmë me ndërtimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm,” ka njoftuar Kastrati në postimin e tij.

Ky është një tjetër hap i madh për shoqatën që prej vitesh është angazhuar në ndihmë ndaj shtresave në nevojë, ndërsa Prizreni bëhet qyteti më i ri që përfiton nga misioni humanitar i kësaj organizate.

Humanizmi i Halil Kastratit dhe mbështetja e institucioneve lokale po e bëjnë të mundur realizimin e këtij kompleksi që pritet të ndikojë pozitivisht në jetën e qindra qytetarëve.

Të ngajshme

“Të fal”, i thotë Kim Kardashian grabitësit në gjyqin e Parisit

Erzana Fazliu

Kusari: Kryeministri me ide të gabuara, le të sigurohet t’i ndalë sulmet ndaj mediave

KushtrimGuraj

Kutitë e fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50

KushtrimGuraj