Telenews

Prodhuesi gjerman gjigant, Volkswagen pezullon prodhimin në Kinë për këtë arsyeje

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen njoftoi sot se pezullon prodhimin në fabrikat e saj në Kinë për shkak të masave të bllokimit në vend.
“Për shkak të rasteve të COVID-19 në Changchun kemi pezulluar aktualisht prodhimin në fabrikat tona nga sot deri të mërkurën, për momentin”, tha për AA zëdhënësi i kompanisë në Pekin.
Ndërsa shifrat ditore të virusit të Kinës janë rritur në nivelin më të lartë dy-vjeçar, vendi miratoi zbatimin e masave të bllokimi dje nën politikën e saj “zero-COVID”.
Kina raportoi 1.437 infeksione të reja, përfshirë 100 raste të importuara dhe 906 raste asimptomatike gjatë ditës së kaluar, sipas të dhënave të fundit të publikuara të hënën.
Ndërkohë, prodhuesi shtetëror kinez i automjeteve FAW Group ka pezulluar prodhimin në 5 fabrikat e saj kryesore të automjeteve deri më 16 mars në provincën verilindore Jilin për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Të ngajshme

Fluturime të anuluara dhe vonesa, moti i keq ‘prek’ edhe aeroportin e Tiranës

Valjeta Turkaj

Plagosja me armë zjarri në Pejë, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Donat Hashani

Albena Reshitaj: Politika është përgjegjësi dhe luftë për drejtësi (VIDEO)

Donat Hashani