Telenews

Prodhuesit e betonit i ankohen Kurtit për çmimin e cementit: Nga 90 euro për ton ka shkuar në 150

Prodhuesit e betonit në Kosovë i janë drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër ku i ankohen për ngritjen e çmimit të cementit, si lëndë e parë për prodhimin e betonit.

Ata thonë se çmimet janë të papërballueshme meqë nga janari kanë pësuar rritje të madhe.

“Ndryshimet vetëm në vitin aktual janë të papërballueshme për mbarëvajtjen e procesit të punëve tona si prodhues dhe të gjithë sektorit të ndërtimtarisë, kjo pasi që nga janari që ishte çmimi 90 euro për ton në këtë moment ka arritur deri në 150 euro për ton”, thuhet ndër të tjera në letër.

Gjithashtu, ata kanë thënë se derisa kanë kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime më të vogla, kjo po iu shkakton humbje.

“Kërkojmë nga autoriteti i konkurrencës që të hetojë këtë dukuri pasi që sipas informacioneve që kemi ne si tregtarë, fabrikat e cementit në vendet e origjinës nuk e kanë ngritur çmimet, por ngritja e çmimeve është duke ndodhur vetëm në Kosovë”.

Në fund, ata thonë se nëse nuk ndërmerren masa për këtë çështje nga qeveritarët, do t’iu duhet të ndërpresin aktivitetet e tyre.

 

Të ngajshme

Djali i Thaçit niset drejt Hagës bashkë me Abelard Tahirin

Yllka Gashi

Rritet gatishmëria e fëmijëve për shkollë, Kurti: Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm

Yllka Gashi

Serbi që thotë se lufton për Rusinë kërcënon shqiptarët dhe djeg flamurin e Kosovës

Yllka Gashi