Telenews

Projektligji për kriptoasetet dërgohet në Kuvend

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, të enjten ka miratuar projektligjin për kriptoasetet.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ky projektligj tashmë nuk ka asnjë pengesë për t’u dërguar në Kuvend.

Kusari-Lila tha se nëpërmjet këtij projektligji do të nxitet inovacioni dhe do të krijohen parametra të sigurisë për parandalimin e shpëlarjes së parasë.

“Më në fund është finalizuar nisma e gjashtë deputetëve nënshkrues në draftimin e projektligjit, i cili për herë të parë bën rregullimin e tregtimit dhe posedimit për kriptoasetet. Si një ndër valutat më të reja, jemi munduar që të kemi një draft-ligj që nxit inovacionin dhe investimet, por krijon edhe parametrat e sigurisë për parandalimin e shpëlarjes së parasë. Kemi pasur mbështetje edhe nga dy ekspertë të Këshillit të Evropës”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, ka thënë se javën e ardhshme do të vazhdojnë me raportin e Agjencisë Kosovare e Privatizimit (AKP).

Ndërsa, projektligji për regjistrin e pronarëve është shtyrë për mbledhjen e radhës. /EO

source

Të ngajshme

Lansohet platforma E-Komunat, Kurti: Prej tani, qytetarët pjesë aktive e vendimmarrjes

Donat Hashani

Hungaria, Kosovës: Pajtimi me Serbinë çelë rrugën e anëtarësimit në KiE

Donat Hashani

“Themelimi” i Asociacionit, Gashi: Qeveria i bën këto koncesione, pasi i bëjnë dëm vendit