Telenews

Prokuroria deklarohet për ngjarjen tragjike në Deçan: Po hetohen rrethanat

Prokuroria Themelore në Pejë është deklaruar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur të enjten në Bjeshkët e Strellcit, ku një person ka privuar nga jeta babanë e tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore.

“Po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Nikçi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:43 në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se vdekja ka ndodhur aksidentalisht, megjithatë autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

Të ngajshme

PDK: Votuam pro kandidatit të VV-së, por ajo refuzoi kandidaten tonë dhe e bllokoi sërish Kuvendin

Yllka Gashi

Bahtiri: Është vendim i grupit parlamentar që Çitaku të mos votohet

Yllka Gashi

Haxhiu: S’ka dakordim për votim në pako të nënkryetarëve – votohen veç e veç

Yllka Gashi