Telenews

Prokuroria e Gjilanit konfirmon nisjen e hetimeve ndaj Arianit Sllamnikut

Prokuroria e Gjilanit ka konfirmuar nisjen e hetimeve ndaj konspiracionistit Arianit Sllamniku.

Por, organi i akuzës nuk dha detaje të tjera lidhur me rastin.

“Referuar kërkesës tuaj për informacion, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan konform Kodit të Procedurës Penale të Kosovës ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin. Prokuroria Themelore në Gjilan do të ju mbajë të informuar lidhur me veprimet tjera”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se Sllamniku tashmë është intervistuar nga hetuesit.

Raportimet e KIKS Kosova, ngjallën reagime të shumta, pasi që Arianit Sllamniku, pretendon se ‘shëron’ autizmin tek fëmijet.

Sllamniku ndonëse nuk është mjek, thotë se e ka ilaçin për këtë, por dyshohet se fëmijëve iu jepte barëra që janë për kafshët.

Të ngajshme

KQZ: Partitë politike kanë afat deri më 7 maj për deklarim në zgjedhje dhe koalicione

Valjeta Turkaj

E vrau dhe e copëtoi, nis gjyqi ndaj burrit që e mbyti mizorisht gruan në Zvicër (VIDEO)

Valjeta Turkaj

Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Valjeta Turkaj