Telenews

Pronarin e këmbimores në Prishtinë e përcjellin hajnat, ia vjedhin çantën me 20 mijë euro

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Me një ngjarje të tillë është ballafaquar së fundmi edhe pronari i një lokali ku bëhet këmbimi i parave në valuta të ndryshme, në rrugën ‘Dëshmorët e kombit’ në Prishtinë.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur derisa viktima ishte ndalur te vetura e tij për të hyrë, kur papritur një person ka dalë nga një veturë dhe ia ka marrë çantën me rreth 20 mijë euro e më pas janë larguar.

Të dyshuarit kanë arritur të ikin pa lënë ndonjë gjurmë, kurse viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje se si ndodhi ngjarja.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do ndërmerren posa të zbulohen dhe të kapen të dyshuarit.

Të ngajshme

Rubio thotë se Irani ka rënë dakord të diskutojë për aspektet e programit të tyre bërthamore

Rrezarta Ramaj

Zyra e Presidentes: BE-ja nuk e ka injoruar ftesën për vëzhgimin e zgjedhjeve të 7 qershorit

Rrezarta Ramaj

Osmani fton qytetarët të bashkohen në tubimet e sotme në Mitrovicë, Istog, Prishtinë e Lipjan

Rrezarta Ramaj