Telenews

Protestës në Zveçan, i bashkohet edhe ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës

Protestës së sotme të serbëve në Zveçan, i është bashkuar edhe ish-deputetja serbe e Kuvendit te Kosovës Miljana Nikolic.

Nikolic e pakënaqur me vendimin e qeverisë Kurti për reciprocitetin me Serbinë, bashkë me deputetët e tjerë të Listës Serbe patën dorëzuar mandatin e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Serbët kanë nisur të mblidhen sërish në Leposaviq dhe Zveçan për herë të katërt këtë javë, mes tensioneve në rritje në veri të vendit, pasi të premten e javës së kaluar Policia e Kosovës i ndihmoi kryetarët e rinj shqiptarë të futeshin nëpër komuna. Serbët kanë nisur të mblidhen edhe në Zubin Potok.

Të ngajshme

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj