Telenews

Pse sportistët i kafshojnë medaljet në Olimpiadë?

E kanë bërë një numër i madh prej tyre. Sidomos në Olimpiadë. Tom Daley i Britanisë së Madhe, Usain Bolti, Antoine Duponti e të tjerë.

Bëhet fjalë për kafshimin e medaljes, sidomos asaj të artë.

Se pse sportistët e bëjnë një gjë të tillë nuk dihet por ekzistojnë disa teori, sipas Daily Mailit.

Dikush thotë që medalja kafshohet për ta vërtetuar nëse është njëmend nga floriri apo jo. Nëse dhëmbët lënë shenjë në të, atëherë ti e di që është e artë. Kështu bënin kërkuesit e arit në Kaliforni në të 1800-tat për ta testuar nëse është sakllam apo jo – pra, duke e kafshuar.

Ndoshta më bindësja teori është që ky është më shumë një trend i cili me kohën është bërë tashmë traditë që disa sportistë zgjedhin ta ndjekin.

Të ngajshme

Ngjarjet 4 Korrik

Erzana Fazliu

Zjarri në zonën industriale në Prishtinë, policia jep detaje: Dëmet janë të konsiderueshme, s’raportohet për ndonjë person të lënduar

KushtrimGuraj

Një grua rreth 80 vjeçe gjendet e pajetë në Prishtinë

KushtrimGuraj