Telenews

Pse thotë Shkurte Fejza se s’kemi nevojë për një Abetare të përbashkët?

pse-thote-shkurte-fejza-se-s’kemi-nevoje-per-nje-abetare-te-perbashket?

Sot kur Shqipëria shënon 110 vjetorin e pavarësisë intervistë ka dhënë një ndër këngëtarët më të dashura të popullit. Shkurte Fejza. Simboli i muzikës së pastër të folklorit ka treguar se çka simbolizon për të data e 28 Nëntorit. Por gjatë kësaj bisede nuk mungojnë as kritikat për dy udhëheqësit e shteteve, Kosovës e Shqipërisë. Për më tepër, Fejza ka një kërkesë ndaj kryeministrave Kurti e Rama.

Këngëtarja Shkurte Fejza në një moment shprehet se “ndjenja patriotike, jo vetëm që nuk përkrahet por edhe luftohet sidomos nga përgjegjësitë e institucioneve”.

Pse ajo thotë se nuk ka nevojë për një Abetare të përbashkët? Pse dikur vullneti ishte më i madh për t’i kënduar atdheut sipas saj.

Fejza poashtu tregoi se çfarë vargjesh do t’i thurte Shkurte Fejza një Kosove “perfekte”, një Kosove për të cilën sipas saj do të ëndërronte çdo shqiptar. Përgjigjia është interesante.

Ajo foli edhe për atë se cilën nga këngët e saj e veçon më së shumti nga diskografia e saj.

Çka nënkupton Fejza kur thotë “jam në opozitë me secilin pushtet”.

“Falë Zotit jemi dy ashtu si e kam thënë unë para 30 viteve dhe ashtu duhet ndihemi. Edhe udhëheqjet tona duhet të veprojnë kështu si dy gjymtyrë të një trupi. Sot Evropa promovon integrimet dhe ne duhet shfrytëzuar këtë frymë integruese në mes nesh në maksimum por pa zhurmë, pa ato takimet pompoze me flamuj me salltanete. Vetëm me koordinim dhe me vepra konkrete. Nuk ka nevojë p.sh për një Abetare të përbashkët e cila ndoshta edhe nuk përdoret, të bëhet gjithë ajo propagandë. Kjo është sikur vëllezërit apo motrat edhe pse i kanë familjet e veta gjithsesi dhe patjetër janë vëllezër e motra sepse askush kurrë nuk të bëhet as vëlla e as motër. Çfarë kuptimi ka p.sh kur ti i ndihmon vëllait apo motrës e qon peshë mahallen duke u lavdëruar ose nëse për një mosmarrëveshje të vogël i bëhesh krah të huajit. Pra kërkoj bashkëpunim ma të madh në mes veti, shumë punë të përbashkëta dhe pa zhurmë. Unë kam bashkëpunuar shumë gjatë tërë karrierës sime me autor dhe krijues nga Shqipëria. Këngët ma të suksesshme i kam nga autor andej Drinit”. /Insajderi

Të ngajshme

Fero largohet nga Kosova për kohë të pacaktuar

Donat Hashani

Vedati thotë se ish-gruaja nuk ia hap telefonin Stresit, ky është reagimi i këtij të fundit (VIDEO)

Donat Hashani

“Ulu” thotë Ylli por me këngën e sapo publikuar

Miftar Zejnullahu