Telenews

PSG largohet nga “Parc des Princes” – do të ndërtojë stadium gjigant në vlerë 1 miliard euro

psg-largohet-nga-“parc-des-princes”-–-do-te-ndertoje-stadium-gjigant-ne-vlere-1-miliard-euro

Paris Saint-Germain po zhvendoset në një vend të ri. Kampioni francez ka zgjedhur vendndodhjen për ndërtimin e një stadiumi të ri, që është komuna Massy në periferinë jugore të Parisit.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar për zhvendosjen, por pritet që gjithçka të zgjidhet së shpejti, raportojnë mediat franceze. 

Nasser al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, shprehu shqetësimet në fillim të nëntorit të vitit të kaluar se ku do të luante klubi.  

Përkatësisht, “Parc des Princes” është në pronësi të qytetit të Parisit, i cili refuzoi ta shesë stadiumin dhe stadiumi aktual ka një kapacitet prej 48 mijë spektatorësh, kështu që presidentit e kishte të qartë se PSG duhej të lëvizte. 

 

 

Al-Khelaifi e bëri të qartë se klubi po përpiqet të modernizojë infrastrukturën e tij sportive, duke vënë në dukje se klubet evropiane të futbollit po zotërojnë gjithnjë e më shumë stadiume me një kapacitet prej 80,000 deri në 90,000 vende.  

Pavarësisht lidhjes së tij personale sentimentale me “Parc des Princes”, ai beson se kalimi në një stadium të ri është i nevojshëm për të ardhmen e klubit. 

“Nëse do të dëgjonim vetëm zemrat tona, do të qëndronim këtu, por qyteti nuk na jep shumë zgjedhje. Të gjithë në Evropë kanë stadiume me 80,000, 90,000 vende. Ne kemi nevojë edhe për këtë, përndryshe ne kemi vdekur,” deklaroi al-Khelaifi për mediat lokale. 

Vlerësohet se ndërtimi i stadiumit të ri do të kushtojë rreth 1 miliard euro dhe kapaciteti do të jetë 90 mijë ulëset e dëshiruara.  

Dy vende të tjera ishin në garë për ndërtimin e stadiumit të ri të klubit parisien: Saint-Quentin-en-Yvelines dhe Ris-Orangis. 

Të ngajshme

Argjentina shkatërron Brazilin dhe kualifikohet në Kampionatin Botëror

Valjeta Turkaj

Aksionari miliarder i klubit italian do emra të mëdhenj te “Zonja e Vjetër”

KushtrimGuraj

Kosova U21 arrin fitore ndaj Moldavisë U21

Donat Hashani