Telenews

Psikologia: Problemet e shëndetit mendor janë të kushtueshme në aspektin emocional dhe financiar

Muaji maj është muaji që i kushtohet ndërgjegjësimit të shëndetit mendor.

Për detajet se si manifestohet ky muaj i ndërgjegjësimit të shëndetit mendor dhe sa i kushtojmë vëmendje dhe rëndësi shëndetit mendor në vendin tonë, e ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull” është psikologia Ibelinda Halimi.

Psikologia Halimi ka thënë se targeti kryesor i profesionistëve të kësaj fushe është e folura publike, pasi sensibilizimi në opinion është gjithëpërfshirës.

Halimi theksoi se problemet e shëndetit mendor janë të kushtueshme, qoftë në aspektin financiar, por edhe te kostoja emocionale, sepse e gjithë familja janë “të shqetësuar” kur ka një person me probleme të tilla.

“Problemet e shëndetit mendor janë të kushtueshme. Ekstremisht janë të kushtueshme në aspektin financiar. Por edhe kostoja emocionale. Kur një person ka probleme të shëndetit mendor në familje, e gjitha familja është njëfarë lloj ‘ankthi’ në njëfarë stresi përmanent, janë të shqetësuar dhe shqetësimet mbarten”, shtoi Halimi.

“E folura publike ka qenë targeti kryesor i profesionistëve të shëndetit mendor. Tendenca kryesore e tyre ka qenë sensibilizimi në opinion përmes të folurës publike, për të përfshirë në shtresë më të gjerë. Nuk është bërë shumë, edhe pse vetëm 24 vite pas luftës na gjen institucionalisht me një tribunë, e cila ka një numër të vogël akterësh. Nuk kanë punuar aq sa duhet në këtë drejtim. Nuk është lehtë me i shëru problemet e shëndetit mendor, por është shumë lehtë me i parandalu. Detyra kryesore e politikëbërjes është me senzibilizu opinionin, me u mundu me i parandalu problemet e shëndetit mendor”, shtoi psikologia Halimi.

Sa i përket se a ka ende ‘frikë apo stigmatizim’ nga populli për vizitën tek një psikolog, Halimi ka theksuar se nuk “mundemi me e çrrënjos si fenomen, por mundemi me u emancipu dhe diskutu me njëri-tjetrin për trajtimin e problemit”.

“Është tema më potente në sensibilizim për me e ulë stigmatizimin, sepse nuk mundemi me çrrënjos, është e pamundur, sa më shumë që e diskutojmë apo e emancipojmë si shoqëri, sepse problemet i mbajmë të mbyllura e të izoluara. Problemet e zakonshme, qoftë edhe tek alergjia e mundshme e një fëmije, prindërit nuk e tregojnë që fëmija ka probleme me alergji. Por mundohen me arsyetime të ndryshme mos me leju veprimin e dhënies së atij ushqimi. Në përgjithësi, nëse fëmija ka probleme prevarziv të çrregullimit  në zhvillim, çuditërisht e izolojnë dhe nuk e tregojnë, por edhe nëse e adresojnë kanë tendencë për t’u arsyetuar për punën e problemit. Nuk duhet me u arsyetu. Asnjëri prej nesh nuk zgjedh me pas një problem. Kur vijmë në jetë, jemi të pajisur me gjene të trashëguar me gjitha problemet, qoftë edhe shëndetin mendor”, shtoi ajo.

source

Të ngajshme

IKSHPK-ja tregon nëse uji i Badocit mund të përdoret për pije

Donat Hashani

Rriten rastet me kancer në Kosovë, deri në shtator 1500 raste të reja

KushtrimGuraj

Për 7 muaj, 335 raste të reja me kancer të gjirit

Erzana Fazliu