Telenews

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, ku mund të shihni nëse jeni shpallur fitues

Janë publikuar përgjigjet e programit të Lotarisë amerikane.

Aplikuesit mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov.

Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane.

Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti. Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit duke vendosur verification number i cili duhet të fillojë me 2025.

Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.

 

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani