Në javët e fundit Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, ka paralajmëruar veprime radikale për ti arritur qëllimet dhe kërkesat e punëtorëve të saj, që sipas tyre janë plotësisht legjitime.
Gjatë ditës së djeshme kjo sindikatë njoftoi se e ka pezulluar përkohësisht grevën, për shkak se menaxhmenti i KEK-ut ka premtuar se deri në fund të këtij muaji, do të shqyrtojë maksimalisht rritjen e pagave dhe kërkesat e tjera të punëtorëve, shkruan Telenews.al
Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku flet një punëtor i KEK-ut dhe tregon kushtet e tmerrshme në të cilat punojnë në këtë gjigant industrial i cili gjeneron të ardhura të majme nga puna që bëhet aty, porse punëtorët nuk vlerësohen sa duhet.
Ky punëtor ka deklaruar se ka pasur raste kur punëtorët kanë sharruar me dy këmbët në prush dhe lloç dhe kanë mbetur aty e mezi i kanë larguar me intervenime të shumta.
Ndiqni videon e mëposhtme për momentin ku ky qytetar tregon për rastin e lartëcekur:
Rrëfimin e plotë të këtij qytetari, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:
Të drejtat autoriale të videos në fjalë i mban, faqja: Shqiptarqe Krejt.

