Në një atmosferë tensioni, punojësit e Ndermarrjes Publike Banesore (NPB) kanë njoftuar se do të organizojnë protesta para zyrave të tyre dhe greva në të gjitha vendpunishtet e terrenit dhe prodhimit, nëse kërkesa e tyre për rritje të pagave nuk pranohet deri më 15 mars, shkruan Prishtina Sot
Për shkak të një suksesi të ndjeshëm dhe një rritjeje të të hyrave prej 87% gjatë vitit kalendarik nga janari 2023 deri në janar 2024, 120 punojës të NPB kanë paraqitur një kërkesë zyrtare për rritje të pagave. Kërkesa është dorëzuar me datë 15 shkurt 2024, duke lënë një afat prej 30 ditësh ose 20 ditë pune për trajtimin e saj. janë mbledhur nënshkrimet e puntorve nga 120 gjithsej 119 nënshkrime.
Megjithatë, punojësit e shprehen të zhgënjyer pasi deri më tani nuk kanë marrë asnjë informacion në lidhje me statusin e kërkesës së tyre. Përfaqësuesit e tyre thonë se paga për muajin shkurt 2024 është ekzekutuar pa u marrë parasysh kërkesa e tyre, duke i lënë ata të deshpruar në situatën në të cilën ndodhen.
Burime të sigurta brenda NPB gjithashtu njoftojnë se, megjithësuksesin e arritur, miratimi i buxhetit për vitin 2024 nuk parashikon rritjen e pagave për punojësit. Kjo ka shtuar tensionin në mes të ndërmarrjes dhe personelit, duke hapur rrugën për një konfrontim të mundshëm nëse mospranimi i kërkesave do të vazhdojë, shkruan Prishtina Sot.
Punonjësit e NPB janë të vendosur të mbajnë fjalën e tyre dhe të ndjekin me protesta dhe greva nëse kërkesat e tyre nuk trajtohen me seriozitet deri në afatin e dhënë. Situata po krijon presion të vazhdueshëm për menaxhimin e Ndermarrjes Publike Banesore, ndërsa punojësit presin përgjigje dhe një trajtim të drejtë për angazhimin e tyre në arritjen e suksesit të kompanisë./Prishtina Sot/