Telenews

Pushimet e Dua Lipës në Greqi, nga vizita në Akropol te librat shqiptar!

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, që po pushon në Greqi, ka vizituar këtë fundjavë Athinën dhe monumentin e Akropolit.

Artistja ka shpërndarë në rrjetet sociale disa momente teksa viziton monumentin e lashtë grek. Me një veshje praktike, duket se Dua së bashku me partnerin e saj kanë eksploruar vendin historik. Ajo mban veshur pantallona, këmishë të bardhë, një çantë kashte, ndërsa nuk është kursyer me aksesorët ngjyrë floriri.

Edhe një herë tjetër, Dua afirmoi stilin e saj të veçantë. Bikinit minimaliste shumëngjyrëshe, fustane me prerje të çrregullta apo veshje transparente janë disa nga kombinimet që mund të frymëzojnë secilën prej nesh.

Dua Lipa ka marrë vëmendjen e ndjekësve, teksa po kalon pushimet në vendin fqinj, së bashku me Romain Gavras, me të cilën është në një romancë prej disa muajsh.

Ditët e kaluara, këngëtarja dhe regjisori kanë qëndruar në ishullin Snifos të Greqisë, ku kanë shijuar detin, ushqimin dhe peisazhin mbreslënës të ishullit. Kohën e pushimit, ajo e ka shfrytëzuar edhe për të lexuar, teksa disa nga librat i ka ndarë me ndjekësit. Duket se artistja shqiptare pëlqen veprat e shkrimtarit Ismail Kadare, kandidat për “Nobel”

Të ngajshme

Dwayne “The Rock” Johnson shpërthen në lot pas premierës së filmit të tij të ri në Venecia

KushtrimGuraj

Denzel Washington kritikon kinematografinë dhe çmimet: Jam i lodhur nga kjo

KushtrimGuraj

Oriola Marashi rrëmben vëmendjen me paraqitjen e fundit

Donat Hashani