Telenews

QENDRA E STUDENTËVE GJEN ZGJIDHJE PËR SYFYR PËR STUDENTËT QË AGJËROJNË

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka gjetur një zgjidhje për shujtat e syfyrit për studentët që po agjërojnë.
Sipas njoftimit, studentët që banojnë në konviktet e Qendrës do të kenë mundësinë të marrin nga një shujtë të thatë, të paketuar, për syfyr.
“Sot pas një takimi të drejtorit të QS-së z. Fatmir Sfishta me përfaqsues të Parlamentit Studentor është dakorduar që Mensa e studentëve të shërbejë një shujtë të thatë të paketuar për Syfyr”, thuhet në njoftimin e publikuar dje nga Qendra e Studentëve.

KALLXO ka kontaktuar drejtorin e kësaj Qendre, Fatmir Sfishta, i cili ka bërë të ditur se studentët do ta kenë mundësinë që ta marrin këtë shujtë të paketuar në një linjë të veçantë gjatë vaktit të drekës në Mensë, e cila shërbehet nga ora 10:00 deri në 14:30.
Sfishta gjithashtu ka pohuar se një zgjidhje e tillë është praktikuar edhe viteve të kaluara, me përjashtim të dy viteve të fundit për shkak të pandemisë.
I pyetur për ushqimet brenda kësaj shujte, Sfishta ka thënë se ajo përmban llojllojshmëri ushqimesh.
“Ka ushqim të konservuar, ka zdenkë, ka pashtetë, ka rriskë gjedhi, ka pemë, lëng, jogurt, ka qumësht, varësisht qysh ndahen…”, theksoi drejtori.

Studentja D.Z. është shprehur se e mirëpret këtë vendim ngaqë për të dalja nga konvikti gjatë orëve të vona të natës për të blerë produkte ushqimore kishte qenë problem për shkak të kohës së papërshtatshme dhe shpenzimeve.
Mirëpo, tashmë D.Z. thotë se një veprim i tillë nuk do të jetë më i nevojshëm falë mundësisë së ofruar nga Qendra Studentore.
“Është një vendim i duhur dhe ka qenë shumë i nevojshëm, duke filluar nga vetë fakti se ne jemi studentë dhe jo të gjithë punojmë apo kemi paga mujore”, ka thënë kjo studente. /Kallxo.com/

 

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani