Telenews

Qeveria i ndan 11 milionë euro për kreditimin e bizneseve

Qeveria Kurti i ka ndarë 11 milionë euro për përkrahjen e Fondit për Garanci Kreditore, transmeton Paparaci.

Sipas ministrit të Financave, Punës dhe Transefeve, Hekuran Murati, do të shtohet kreditimi për disa biznese të Kosovës.

“Në vazhdimësi të mbështetjes së biznese prodhuese por edhe të atyre që janë në pronësi të grave, start-upeve dhe ato bujqësisë, zbatimi i masës 2.2 ka të bëjë me disbursimin e fondeve në kuadër të marrëveshjes që kemi me Bankën Investive Evropiane, e që është mbështetje për Fondin për Garanci Kreditore për të shtuar kapitalin që mundëson kreditimin shtesë të këtyre lloje të bizneseve”, tha shefi i kuletës kosovare.

Gjatë mbledhjes së ekzekutivit, Murati tregoi të enjten se mjetet e ndara do të përdoren “si mundësi për rritjen e portofolios për garantimin e mëtutjeshëm të kredive investive për këto lloj biznese”.

Të ngajshme

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Yllka Gashi