Telenews

Qeveria ndan kaq para për procesin e votimit në veri më 21 prill

 

 

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime.

Kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 252,004 eurove për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan më 21 prill.

Po ashtu, Qeveriaka miratuar nismën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për amendamentimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me Ligjin për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore, dhe shpallur me dekretin datë 30 maj 2009 nga presidenti i Kosovës.

Të ngajshme

Shifra alarmante, miliona euro “digjen” për importin e cigareve

Donat Hashani

100 euro për fëmijët dhe pensionistët, Murati njofton ekzekutimin e pagesave

Donat Hashani

Çmimi i produkteve të konsumit rritet 12–15%

Valjeta Turkaj