Organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klan Kosovës është hedhur tym.
Kjo revoltë e tyre vjen si pasojë e futjes së ish-burrit të Drenusha Latifit në Big Brother, Atilla Kardesh, i akuzuar nga vetë ajo për dhunë ndaj saj.
“QIKA” kërkon mbylljen e menjëhershme të Big Brother VIP Kosova.
Sipas tyre, ky program promovon shembuj të përsëritur të dhunës, ngacmimeve seksuale e diskutimeve skajshmërisht seksiste dhe homofobike.
“Mbrëmë, publiku u trondit kur produksioni futi në shtëpi një person të denoncuar për dhunë ndaj gruas. Klan Kosova në shërbim të spektaklit e klikimeve i vendosi nën një kulm viktimën dhe dhunuesin. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.
Ky vendim jo vetëm që shkel të drejtat e viktimës, por normalizon dhunën ndaj grave.
Ftojmë Komisionin e Pavarur të Mediave të ndërmarrin masa URGJENTE për të ndaluar transmetimin televiziv të këtij programi”, thuhet në reagim.

