Telenews

Qipro do të përfaqësohet në “Eurovision 2022” me këngën e realizuar nga treshja shqiptare, Fifi, Yll Limani dhe Fatjon Miftari

Shqiptarët po arrijnë të shtrijnë sukseset e tyre përtej kufive.

Së fundi, dy këngëtarë nga Kosova kanë realizuar një sukses tjetër.
Bëhet fjalë për Yll Limanin dhe Fifin, ku dyshja kanë krijuar melodinë e këngës së Qipros në “Eurovision 2022”.
Këtë e ka bërë të ditur vet Limani në një postim të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.
“Unë dhe Fifi krijuam melodinë për këngën e Qipros në Eurovision 2022, përkrah shumë emrave të mëdhenj të muzikës evropiane”, ka shkruar ai.
Përveç dy këngëtarëve edhe tekstshkruesi Fatjon Miftari ka marrë pjesë në realizim e kësaj kënge.
“Fatjon Miftari e ka bërë producimin. Me fat që kam qenë pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm”, tha më tej Ylli.
Kënga ndërkohë mban titullin “Ela” nën interpretimin e Andromachi që tani është publikuar edhe në YouTube.
Theksojmë që festivali evropian i këngës këtë vit do të mbahet më 10 ,12 dhe14 maj në Torino të Italisë.

Të ngajshme

Erdogan thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

Donat Hashani

Protesta anembanë Izraelit, kërkohet të arrihet marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve me fraksionet palestineze

KushtrimGuraj

Bejta publikon “Për ty”

KushtrimGuraj