Skuadra e Ferizajt e udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi ka pësuar disfatën e dytë në kuadër të Ligës së Parë.
Ferizaj u mposht nga Ulpiana me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës së Parë. Golin e fitores për Ulpianën e shënoi Harbin Reçica në minutën e 35-të.
Kjo është humbja e dytë për Ferizajn, pas disfatës që pësoi nga Prishtina e Re. Ndonëse në një emision sportiv të dielën, Munishi kishte deklaruar se “Qitmi përpara, t’i qajë krejt”, duke folur për kundërshtarët e tij, Ferizaj u mposht pas tri ditëve.
Pas shtatë xhirove, Ferizaj ndodhet në pozitën e pestë në tabelën e Grupit B të Ligës së Parë, me 11 pikë. Ndërkaq pozitën e parë e mban Prishtina e Re me pikë të barabarta me Ulpianën që ndodhet në pozitën e dytë.
Xhiron e radhës, Ferizaj do ta pres në shtëpi skuadrën e Kikës, kurse Ulpiana do të përballet me Vjosën.

