Telenews

Quni, Kurtit: Nuk mbahet miqësia me kushte e këste

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti që të reflektojë lidhur me situatën në Veri të Kosovës dhe raportet me aleatët ndërkombëtarë.

“Bazuar në situatën e krijuar shtrohet pyetja a ka pasur mundësi të tjera që të cilat nuk krijojnë tensione, rreziqe, incidente, bllokime etj.”, ka thënë Quni për situatën në Veri.

“Ishte një kërkesë shumë dashamirëse dhe e arsyeshme nga aleati ynë më i besueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përkrahur fuqishëm nga partnerët evropianë”.

Mirëpo, ai më pas e akuzoi Kurtin që po e mban miqësinë ndërkombëtarët me kushte e këste, dhe se Kosova është e popullit dhe jo e qeverisë.

“Ju kryeministër, aleatit të Kosovës iu përgjigjet me faza e fraza, me periudha e etapa, e të tjera. Kryeministër, nuk bën të forcohet miqësia me kushte e rata e këste”.

“Kryeministër, mundesh me u ndi i pushtetshëm me opozitën, mund të vazhdosh ta ushtrosh pushtetin me mospërfillje e cinizëm me padëgjueshmëri e populizëm mirëpo Kosova nuk është e qeverisë. Është e popullit, andaj këtu po flasim për Kosovën e të gjithëve”.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta