Telenews

“Qyqani” i Vushtrrisë mbështet fort Lumir Abdixhikun

Vetëm pak muaj pasi Lumir Abdixhiku e kishte quajtur “qyqan” dhe kishte paralajmëruar se do ta përjashtonte nga LDK-ja për shkak të marrëveshjes pas shpinës së tij që kishte bërë me Vetëvendosjen për balotazhin në Vushtrri, Xhafer Tahiri i ka ofruar mbështetjen shefit pasi i rezistoi votëbesimit.

Në një postim në Facebook, ka thënë se si delegat i kanë dhenë votën Abdixhikut sepse LDK-së i duhet stabilitet e jo përqarje.

“Sot në Kuvendin e LDK-së u konfirmua kryetari”, ka shkruar Tahiri.

“Nuk e dhamë votën nga emocioni, as nga frika, e as nga inati por nga dashnia për LDK. E dhamë këtë mbështetje pa kushte sepse LDK-së i duhej stabilitet, jo një përçarje e re”, ka thenë ai.

“Nga sot, përgjegjësia është e dyfishtë: për të ndërtuar unitet real dhe për ta kthyer LDK-në në besimin e qytetarëve. Ne e bëmë tonën. Tani radha është për punë”, ka thenë Tahiri.

Ndërkaq, Abdixhiku kishte paralajmëruar se do të merrte masa për shkak se Tahiri kishte arritur marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen, e këtë e kishte bërë në prani të Albin Kurtit.

Abdixhiku kishte thënë se nuk i kishte dhenë leje për këtë koalicion dhe se do të merreshin masa pas balotazhit.

Këtë deri më tani nuk e ka bërë.

Të ngajshme

Termokos nis furnizimin me ngrohje me kapacitet të kufizuar –

KushtrimGuraj

Mbeturinat që shqetësojnë qytetarët në komunat e Kosovës, si arriti Obiliqi ta ndryshojë gjendjen?

Rrezarta Ramaj

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Rrezarta Ramaj