Telenews

Qytetari nga Prizreni gjen kuletën me 260 euro në rrugë dhe e dorëzon në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 25.02.2025, një qytetar në Prizren ka dorëzuar një kuletë të cilën e kishte gjetur në parkun e qytetit.

Sipas njoftimit, në kuletë kishte dokumente personale, disa kartela dhe para të gatshme në vlerë prej 260 euro.

Policia thotë se nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikojë personin që e kishte humbur kuletën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer portofoli me para dhe dokumentet e gjetura.

“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”- thuhet në komunikatën e Policisë.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/937327365274189?ref=embed_post

 

Të ngajshme

William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Erzana Fazliu

një nga krimet më të rënda në Kosovë, kundër popullsisë civile shqiptare te kryer nga forcat policore dhe ushtarake paramilitare serbe, e ndodhur më 15 janar 1999.

Valjeta Turkaj

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

Erzana Fazliu