Telenews

Radio Kosova e Lirë sot shënon 26 vjetorin e themelimit

Më 4 janar 2025, në ambientet e Radios Kosova e Lirë në Prishtinë, sot u shënua 26-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të radios ikonike kosovare.

Për këtë ngjarje, drejtoresha dhe stafi i Radios organizuan një pritje modeste për të gjithë miqtë dhe dëgjuesit e saj

Gjatë kësaj dite, vizitorëve ju shpërnda kalendari i Radios për vitin 2025, si një simbol i vlerësimit për mbështetjen e vazhdueshme që kanë ofruar. Pavarësisht rrethanave të vështira në të cilat ndodhet aktualisht Radio Kosova e Lirë, ky përvjetor u shënua në një atmosferë të thjeshtë dhe intime, me pjesëmarrës të rinj e të vjetër, shkruan telenews.al

Në këtë kontekst, Drejtoria e Radios bëri të ditur se pesë ish-anëtarë të ashtuquajturit “staf i luftës”, të cilët tentuan të marrë teknikën dhe pajisjet e Radios nga periudha e luftës për t’i dërguar në Muzeun e Prishtinës, nuk ishin të mirëseardhur në këtë ngjarje. Ata kishin tentuar ta anashkalonin drejtorinë dhe stafin aktual të Radios, duke injoruar përpjekjet e tyre për ruajtjen dhe zhvillimin e këtij institucioni të rëndësishëm mediatik.

Drejtoria e Radios Kosova e Lirë shprehi besimin se dëgjuesit, miqtë dhe dashamirët e saj do ta kuptojnë këtë vendim dhe do të vazhdojnë të mbështesin Radio Kosova e Lirë në rrugën e saj të vazhdueshme për të ofruar lajme të besueshme dhe të pavarura. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 29 shtator

Rrezarta Ramaj

Ish-eprori i UÇK-së rrëfen për Behajdin Allaqin: Thaçi e Veseli nuk kanë qenë aty –

KushtrimGuraj

Nis protesta në Prishtinë, numër i madh qytetarësh në shesh – të pranishëm edhe djemtë e katërshes së UÇK-së –

KushtrimGuraj