Telenews

Rama: Brenda vjeshtës do t’i hapim të gjithë kapitujt me BE-në

“paga-minimale-ne-janar-2026-do-te-jete-500-euro”,-rama:-hapem-300-mije-vende-te-reja-pune

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se brenda muajit nëntor të këtij viti, Shqipëria do të ketë hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian.

“Objektivi është tejet ambicioz. Ne i kemi bërë gjërat e duhura dhe komisioni është përgjigjur me ritmin e duhur, për të arritur deri në fund të vitit 2027 për të mbyllur procesin. Të gjitha gjasat janë që në vjeshtë do t’i hapim të tërë kapitujt, që është rekord në historinë e procesit të integrimit. Por një gjë është t’i hapësh, një gjë tjetër t’i mbyllësh, pasi duhet të kesh përmbushur detyrimet”, tha Rama në një takim me kryetarët e bashkive, shkruan A2CNN.

“Anëtarësimi në BE është një çështje që lidhet me plotësimin e kritereve dhe kushteve të të qenit i gatshëm për t’u bërë pjesë e asaj skuadre. Kemi kaluar nga faza kur dëshironim të afroheshim me BE në fazën që e kemi derën hapur dhe duhet të provojmë që jemi veshur mirë, jemi stërvitur mirë, jemi edukuar mirë, për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”, shtoi Rama.

Të ngajshme

Ndotja e ajrit rrit rrezikun e tumoreve jo kancerogjene të trurit, zbulon studimi

Erzana Fazliu

Shtabet e Forcave të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028

KushtrimGuraj

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan nesër vjen në Kosovë

KushtrimGuraj