Telenews

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovë në këtë organizatë.

Kryeministri shqiptar, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar dhe falënderuar të gjithë partnerët që e bën të mundur hedhjen e këtij hapi për Kosovën.

“NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE”

“Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës”, ka shkruar Rama.

Më tej, ai është shprehur se “Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut evropian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm (Kosova). Forca KOSOVË”, ka shkruar kryeministri Rama.

source

Të ngajshme

PDK mbledh urgjentisht degët dhe mobilizohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës

Rrezarta Ramaj

Kurti: U kam shkruar kryetarëve të partive opozitare në orën 21:00 që të vijnë në seancën e mbrëmshme, por nuk kanë kthyer përgjigjje

Rrezarta Ramaj

“Irani ndodhet në gjendje kolapsi”/ Trump: Po na kërkon që të hapim Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj