Telenews

Rama i ndan mirënjohje Yll Limanit për kontributin në art dhe kulturë

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka pritur sot në takim këngëtarin Yll Limani, te cilit i ndau mirënjohje për kontributin e tij në promovimin e muzikës shqiptare dhe ndikimin e tij në frymëzimin e brezave të rinj përmes artit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim, edhe këngëtari dhuroi për kryetarin një dhuratë.

Rama e vlerësoi Limanin dhe e cilësoi si frymëzim për gjeneratat e reja.

“E meriton se je i mrekullueshëm, je faktikisht inspirim për gjeneratat e reja. Na bën krenarë, e reprezenton Prishtinën, sidomos kryeqytetin, kudo që ke koncerte edhe jemi shumë falënderues që je një ambasador i mrekullueshëm i artit e kulturës për kryeqytet. Prandaj edhe këtë me zemër për ty, prej Prishtinës”, tha Rama.

E Yll Limani, tha se kjo mirënjohje është ndër momentet më të bukura të jetës së tij.

“Është nder dhe kënaqësi, unë jam prej Prishtinës, më ka rritur ky qytet, këto rrugë edhe me marrë një mirënjohje prej juve, prej qytetit tim është njëri prej momenteve më të bukura të jetës sime”, u shpreh këngëtari.

 

Të ngajshme

Dyshohet se u ngulfat me një copë mishi, humb jetën një fëmijë 3-vjeçar në Shtime

Yllka Gashi

Konjufca: Suedia, partnere e rëndësishme e Kosovës

Yllka Gashi

E rëndë| 38-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan – Policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj