Telenews

Rama mbërrin në Ankara, takohet me shefin e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Ankara të Turqisë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Kreu i ekzekutivit shqiptar pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me liderë të shteteve të ndryshme në kuadër të këtij samiti, ku temat kyçe do të jenë mbi çështjet e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca Veriatlantike.

Menjëherë pas mbërritjes, Rama është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të punimeve të samitit, ku liderët e vendeve anëtare po diskutojnë forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin turk, kryeministri shqiptar pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Pjesëmarrja e Ramës në samit vjen në vijim të angazhimit të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, me fokus forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve dhe kontributin në sigurinë euroatlantike.

Samiti i NATO-s në Ankara pritet të përqendrohet te zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, rritja e bashkëpunimit ushtarak dhe koordinimi i vendeve aleate përballë sfidave të reja ndërkombëtare.

Të ngajshme

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Yllka Gashi

Pas oborreve të institucioneve, Peci i lëshon për vendparkime edhe oborret e shkollave

Yllka Gashi

Olta nxit imagjinatën nga palestra

Yllka Gashi