Telenews

Rama takohet me Zelenskyn në Moldavi, zbardhen detaje nga takimi

Kryeministri Edi Rama bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, janë takuar sot presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Moldavi.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas përmes një postimi në Twitter, ku thekson se i falënderoi kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

“Në Moldavi, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, u takova me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Falënderova liderët për mbështetjen e vazhdueshme gjithëpërfshirëse të Ukrainës dhe ndihmën praktike në luftën kundër agresionit rus, veçanërisht për pranimin e vendeve të Ballkanit në të gjitha paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, shkruan Zelensky në Twitter.

 

Me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky është takuar edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se këto kohë, janë periudha vendimtare për shtetet në aspektin e asaj se çfarë pozicionimi marrin.

“Në momentet kur ka rëndësi se ku qëndroni, unë i shpreha Presidentit solidaritetin tonë të plotë Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë. SlavaUkraina”, shkroi ajo.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Gjilan, e përfshirë një veturë e policisë

Valjeta Turkaj

Kurti e nis ditën në takim me shefen e BE-së, i theksohet nevoja për depolitizimin e KQZ-së

Valjeta Turkaj

Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq

Valjeta Turkaj