Telenews

Ramiz Lladrovci: Kosovës i imponohet një Qeveri e fuqishme dhe e përgjegjshme

ramiz-lladrovci:-kosoves-i-imponohet-nje-qeveri-e-fuqishme-dhe-e-pergjegjshme

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me takimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me drejtuesit e partive politike të pakicave, të cilat takime janë zhvilluar në kryeministri.

“Kryeministri në detyrë, objektin e dedikuar për kreun e ekzekutivit po e përdorë për qëllime partiake, duke takuar deputetët e pakicave, për formimin e qeverisë”, shprehet ai.

I pyetur se nëse ka ftesë nga Kurti për PDK-në për të biseduar për formimin e Qeverisë, Lladrovci thotë se situata aktuale kërkon seriozitet dhe një qeveri të fuqishme dhe përgjegjshme.

“Lidhur me përgjigjen e PDK-së ndaj ftesës së tij, nuk mund ta komentoj, por, bindja ime është se situata imponon seriozitet dhe Qeveri të fuqishme dhe të përgjegjshme ndaj sfidave”, deklaroi Lladrovci.

Lladrovci nuk ka pritshmëri nga premtimet e pozitës.

“Nuk pres që pozita ta ketë optimizmin e deklaruar e cila më duket sikur qëndrimi i fshatarit kur ka deklaruar “sa paça qejf me livrue, aq i gjetsha kijet”, theksoi ai.

Lladrovci ka nënvizuar se përballja me sfidat ndërkombëtare, siç janë Drafti i Asociacionit dhe presionet nga SHBA, do të jetë e pashmangshme.

“Qeveria e ardhshme, në ditën e dytë të qeverisjes do ta ketë QUINT-in te dera dhe do të përballet me Draftin e asociacionit, për disa muaj, do të demantohet tërë tregimi për veriun “cep më cep”, njëherësh, duhet t’i përgjigjen sfidës së Presidentit Trump, e cila ende nuk ka arritur deri në Kosovë”, thotë Lladrovci për “Front Online”.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj