Telenews

Raporti 24 orësh me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar raportin 24 orësh për COVID-19.
Në raport thuhet se nga 398 testime, 1 qytetarë ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa raste të vdekjeve nuk ka.
24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013.
Në total numri i rasteve aktive është 157.
 

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj