Telenews

RAPORTI 24 ORËSH NGA MINISTRIA PËR COVID-19 NË KOSOVË

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 183 doza të vaksinës kundër Covid-19, deri numri total i rasteve aktive është 541.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
09 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 183 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.626 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.061 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.552 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 928 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.030.
Në total numri i rasteve aktive është 541.

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj