Telenews

Raporti i IML-së: vdekja e 4-vjeçares në Gjakovë ishte natyrore, familja nuk e beson

Mosdhënia e një arsyeje për vdekjen e të bijës i ka munduar tash e sa muaj.

Arjana Hajrës e Haxhi Shalës u ndërroi jetë e bija 4 vjeçare, pas ankesave të prindërve për neglizhencë nga ana e institucioneve e dyshimeve se ishte rrahur nga disa familjarë.

Por dritë mbi shkakun e vdekjes ka hedhur raporti i IML-së i cili konstaton se e ndjera, përpos infeksionit, vuante nga një sëmundje.

“Valla ka shku shumë larg dhe me dal raporti e mos me na lajmërua…unë nuk e di që ka pas naj smundje kshtu, as kurr, kurr, kurr, veç qat ditë”, ka deklaruar Arjana Hajra, nëna e të ndjerës Melisa Shalës.

Ndonëse arsyen e vdekjes e mësuan nga televizioni, familja shprehet e zhgënjyer që nuk e ka pranuar raportin të cilit, nuk i beson.

E njëjta ka thënë se familja që janë pjesë e komunitetit rom, do të ndjekë rrugët ligjore duke i qëndruar prapa deklaratave të saj se e bija ishte neglizhuar.

Katër vjeçarja kishte ndërruar jetë më 19 shkurt të këtij viti në QKUK ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjell në gjendje të rëndë shëndetësore.

Familjes, mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak ishte përmendur edhe një infeksion në gjak.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani