Telenews

Raportohet se Navalny u la jashtë në -27 gradë Celsius dhe më pas u mbyt me një të goditur në zemër

 

 

Aktivisti opozitar rus, Alexei Navanly, i cili javën e kaluar vdiq në rrethana ende të pasqaruara, dyshohet se është mbytur me një të goditur në zemër.

Siç raporton e përditshmja britanike The Sun, lideri opozitar rus paraprakisht ishte detyruar që të kalonte disa orë në temperatura ngrirëse, prej -27 gradësh.

Metoda brutale më parë “ishte shenjë veçuese e KGB-së”, sipas themeluesit të grupit të të drejtave të njeriut, Gulagu.

Kundërshtari më i madh i Vladimir Putinit vdiq të premten, derisa po e mbante dënimin 19-vjeçar me burg me akuzat për ekstremizëm.

Rusia ka pretenduar se avokati ka vdekur “nga sindroma e vdekjes së papritur”.

Më pas ka pasur dyshime që trupi i tij është gjetur i mbuluar me shenja mavijosjeje dhe zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh pohoi se “ai është vrarë”.

Aktivisti i të drejtave të njeriut, Vladimir Osechkin ka thënë për The Times që shenjat e gjetura në trupin e Navalnyt kanë lidhshmëri me teknikën “një goditje” e cila në të kaluarën është mësuar nga forcat speciale operative të agjencisë qeveritare ruse KGB.

Të ngajshme

Vuçiq thotë se këtë javë pret të takohet me këta dy liderë evropianë

Donat Hashani

Dy vdekje misterioze brenda një jave në Rusi, të dy aleatë të ish-ministrit të Mbrojtjes

Donat Hashani

Video e re e 20-vjeçarit duke u pozicionuar për të qëlluar Trump

Donat Hashani