Telenews

Rashiq: Kurti e Vuçiq po aktrojnë, marrëveshja është arritur ose janë afër – më 1 shtator s’ka kurrfarë telashe

Politikani serb në Kosovë, Nenad Rashiq, beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tashmë e kanë arritur një marrëveshje në Bruksel, apo janë afër arritjes së saj.

Rashiq tha të hënën në Frontal të T7 se Kurti dhe Vuçiq po aktrojnë dhe se me “populizëm në nivelin ekstrem” ata po i përdorin popullin e Kosovës dhe Serbisë.

“Për këtë mosmarrëveshje, unë e shoh që ka me të vërtetë mundësi që të dyja palët e kanë arritur një marrëveshje ose janë shumë afër marrëveshjes”, tha Rashiq.

Ish-këshilltari i kryeministrit tha se të dyja palët, pra Kurti dhe Vuçiq e kanë “atë elementin e kokëfortësisë të cilin e përdorin”. Fjalimin e Vuçiqit pas takimit në Bruksel, Rashiq e quajti “farsë”.

“Asgjë e re s’po ndodh fatkeqësisht”, thotë Rashiq.

“Nuk ka aspak elemente politike, aspak elemente në frymën e dialogut dhe marrëveshjes”, shton ai.

Rashiq thotë se Vuçiqi “e ka një nevojë që t’i frikësojë qytetarët tërë kohën dhe bën manovrime politike”.

Kurti dhe Vuçiq sipas tij vetëm po e përgatisin opinionin publik këto ditë.

Kryetari i Partisë Përparimtare Demokratike tha se më 1 shtator nuk pret asnjë problem.

“Me sa kam dëgjuar unë dhe bazuar në eksperiencën time, mua po më duket që marrëveshja ekziston apo ata janë afër marrëveshjes”, përsëriti Rashiq.

“Më 1 shtator unë nuk pres që të ketë tensione dhe kurrfarë telashe”, theksoi ai.

 

Të ngajshme

Shpallje e pavlefshme – Certifikatë e humbur

Rrezarta Ramaj

Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n

Yllka Gashi

Vdes i moshuari që u godit nga vetura me targa të Kosovës në aksin Lezhë-Milot

Yllka Gashi