Telenews

Reagon Albulena Haxhiu pas padisë së Blerta Deliut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra, e paditi për shpifje lidhur me deklaratën e saj se Deliu-Kodra ka marrë 2 mijë e 500 euro mëditje pa shkuar në Komision për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Haxhiu ka thënë se do do ta bëjnë publik raportin financiar “i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme”.

Tutje, Haxhiu ka thënë se veprimi që do të duhej ta ndërmerrte Deliu-Kodra do të ishte kthimi i mjeteve, që sipas saj, deputetja e PDK’së i ka përfituar kundërligjshëm.

“Për çfarë më paska paditur deputetja Blerta Deliu Kodra? Për të vërtetën? Shumë mirë. Ne do ta bëjmë publik raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme.

Para disa javëve, për këtë e kam njoftuar me shkrim Kryetarin e Komisionit për Legjislacion dhe po ashtu kam folur publikisht. Në fakt veprimi i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngajshme

Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

Rrezarta Ramaj

Qeveria mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Rrezarta Ramaj

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj